Kurti e emëroi një zv/ministër, Muharremi: Nuk është e hijshme as profesionale
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi kryeministri Kurti e emëroi një zv/ministër të ri në Ministrinë e Arsimit.
Muharremi ka thënë se vendimet e tilla në fund të mandatit, nuk janë as të hijshme e as profesionale.
Postimi:
Sot kryeministri kishte emruar një zëvendës minstër të ri. Gjithashtu një zyrtar i lartë (sekretar i përgjithshëm) në një ministri (të mbrojtes) është emëruar. Para disa dite, një ambasadore u emërua gjithashtu. U befasova me veprime të tilla. Pse? Për shkak se kjo qeveri është në fund të mandatit, jo në fillim. Andaj, duhet të ketë parasyesh për disa sjelle që qeveritë në këtë fazë të shtyer para fundit duhet dhe nuk duhet të bëjnë:
1. Nuk duhet me pas emërime të rëndësishme, e as shkarkime në fund të mandatit. Kjo nuk është e hijshme, e as profesionale, dhe jep një përshtypje të favorizimit. Gjithashtu nuk është fjala vetëm për zv ministra, por as zyrtarë të lartë, sekretarë, amasadorë etj nuk duhet të caktohen në këtë fazë. Pushteti nuk duhet të 'rahatoj' dhe kthej borxh për njerëzit e saj.
2. Nuk duhet të ndërmerren vendime qeveritar me implikime të mëdha buxhetore. Sidomos ato që mund të ndërlidhen me fushatën elektorale. Reforma të mëdha fillohen në fillim apo gjatë mandatit e tash në këtë fazë nuk është profesionale për shkak se po i len barra qeverisë së ardhshme. Sidomos vendime për rritje të pagave, lehtësime në taksa etj duhet të shmagen.
3. Qeveria duhet të fuksionoj si 'kujdestare'. Të sigurohet që administrata publike po vazhdon operacionet si zakonisht dhe shërbimet publike janë duke u ekzekutuar pa ndonjë pengesë. Dmth muajt e fundit qeveria duhet të fokusohet në funksionet bazë të saja.
4. Dekleratat dhe veprimet politike duhet të jenë më të kufizuara. Nuk duhet qeveria të ndërmerr veprime të fuqishme që mund të kenë ndikime në elektorat dhe pasoja në qeveritë e ardhshme. Ndoshta modaliteti i funksionimit duhet të jetë më i 'heshtur' sesa zakonisht.
5. Në raste të nevojave speciale apo emergjente, rekomandohet të konsultohet opozita për veprimet që duhet të ndërmerren. Kjo me qëllim që të ketë konsensus në veprimet me rëndësi dhe kushdo që drejton qeverinë e ardhshme të vazhdoj me zbatimin e veprimeve të rëndësishme.