Kurti: E dorëzuam listën e fitores së madhe!
Kryeministri Albin Kurti e quajti “listë të fitores së madhe” listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes.
Në listën e VV-së mungon ministri Liburn Aliu, ndërsa të rinj në listën e VV-së dalin të jenë, Gazmir Raci, Agim Bahtiri e Nezir Kraki.
Po ashtu në top 10'she është futur Mimoza Kusari-Lila, shefja aktuale e grupit parlamentar të VV-së.