Kurti e bën sërish marifetin “s’ka më protesta: duam punë” - NACIONALE

Kurti e bën sërish marifetin “s’ka më protesta: duam punë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një marifet në ligjërimin e tij tashmë të etabluar se “nuk ka protesta: duam punë” e ka përsëritur, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, këso hovi në Gjilan.

Gjilani, në predikament të rëndë me ndërpreje të rënda të energjisë elektrike, e pati mbrëmë në trajtë fushate Albin Kurtin – kur, befasisht ose jo, erdhi rryma me të mbërrirë, e nisën ndaljet me të shkuar.

Dikur ka pasur papunësi për të gjithë. Tash e katër vjet në Kosovë nuk ka protesta duam punë. Krejt kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të dinjitetshme të punës, mirëpo duam punë nuk thotë më askush. Vende pune ka, bile ka vende të zbrazëta të punës në sektorin publik edhe në sektorin privat”, tha Kurti në Gjilan.

Lajme të ngjashme