Kurti e Bislimi sot mbajnë konferencë për medie
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë sot konferencë për medie bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në ora 10:30.
Në këtë njoftim nuk janë dhënë detaje se për çka Kurti e Bislimi do të adresohen para medieve.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajnë konferencë për media.” – thuhet në njoftim.