Kurti e Aliu vizitojnë sot punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të vizitojnë sot punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas njoftimit, vizita e Kurtit dhe Aliut do të bëhet nga ora 08:00.
“Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ”Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2″, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë, organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë Liburn Aliu, minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.” – thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.