Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 11:00 për presidentin - NACIONALE

Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 11:00 për presidentin

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti nesër pritet të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun lidhur me cështjen e presidentit.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në Kuvendin e Kosovës ka konfirmuar për KlanKosova zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Lajme të ngjashme