Kurti: Do të vazhdojmë të punojmë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve - NACIONALE

Kurti: Do të vazhdojmë të punojmë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur të drejtat e gjithëve pa përjashtim dhe diskriminim.

Me rastin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Kurti tha se Kosova do të vazhdojë promovimin e të drejtave të njeriut.

“Në 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës, të parashikuar shprehimisht në Kushtetutën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim. Dita e të Drejtave të Njeriut 2023”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme