Kurti do të takohet edhe me Escobarin, pos Stoltenbergut - NACIONALE

Kurti do të takohet edhe me Escobarin, pos Stoltenbergut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Bruksel të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Por, Telegrafi mëson se Kurti më pas do të takohet edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Takimi me Stoltenberg është paralajmëruar ditë më parë, ndërkohë që me Escobarin, Kurti pritet të takohet më pas.

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg pritet që të parin ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me fillim nga ora 15:30, teksa takimi me Kurtin pritet të fillojë nga ora 17:00.

Stoltenberg do të mbajë konferencë për media me të dy udhëheqësit veç e veç.

Lajme të ngjashme