Kurti: Do të përkrahim mbi 6 mijë familje për rritjen e efiçiencës energjike
Në javët në vijim, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, do të nisë një program që ofron subvencione direkte për të ndihmuar familjet në rritjen e efikasitetit energjetik të shtëpive dhe banesave të tyre.
Kryeministri Albin Kurti, përmes një video-adresimi, tha se nisma synon të mbështesë 1300 familje përmes subvencioneve direkte që investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.
“Përmes këtyre masave, synojmë t’i përkrahim 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjike të shtëpive sikurse izolimi ose ndërrimi i dritareve; dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike”, tha ai mes tjerash.