Kurti: Do të jemi shembull i organizimit të mirë të Lojërave Mesdhetare 2030 - NACIONALE

Kurti: Do të jemi shembull i organizimit të mirë të Lojërave Mesdhetare 2030

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se Kosova do të jetë shembulli i organizimit të mirë të Lojërave Mesdhetare 2030.

Kosova bëri historinë duke fituar të drejtën për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare pas shtatë viteve.

Kurti ka shpërndarë një postim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku duke shkruar se do të investohen 200 mijë euro për rinovimin e Palestrës Sportive.

“Jemi duke i investuar 200 mijë euro për renovimin e Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë: dysheme profesionale, kosha e karrige me standarde të FIBA-s”.

“I kemi në plan shumë investime në të gjitha komunat e Kosovës. Ne do të jemi shembulli i organizimit të mirë të Lojërave Mesdhetare 2030”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme