Kurti: Do ta dërgojmë sot tek Konjufca dhe deputetët dosjen e Vettingut - NACIONALE

Kurti: Do ta dërgojmë sot tek Konjufca dhe deputetët dosjen e Vettingut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për medie ka bërë të ditur se Projektligji për Vettingun do të dorëzohet në Kuvend.

Ai ka thënë se dosjen e Vettingut do ta dorëzojnë sot tek kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetëve.

Konferenca e Kurti dhe Haxhiut dhe inicimi i këtij ligji vjen pasi Kurti kritikoi prokurorët e gjyqtarët për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Jemi angazhuar që nga fillimi për reformën në drejtësi. Gjatë kësaj jave na tronditi lajmi për dhunimin e 11 vjeçares. Në raste si këto i humbë kuptimi zbatimit të respektimit të drejtave të drejtave të njeriut e ligjit. Kur kuptojmë që kryersi i vepres penale ka qenë i dënuar për vepra penale e gjendet i lirë, kur dështon zinxhiri institiucional përgjegjës për ndjekjen penale, dështon drejtësia, kurse faturën e paguan qytetari. Dhunuesi lirohet pas 8 muajve burgim, nuk rehabilitohet, përserit veprën e madje dhunuesi edhe vret.

Në qëllim të koordinimit me gjithë akterët politikë, kam thirrë liderët e opozitës që puna e mëtutjeshme e Vetingut të arrijë koncesus t ëpolotë. Në përjashtim të LDK, të gjithë e kanë pranuar ftesën dhe kemi zhvilluar takimin. Procesin e vendosim tashmë në duartë e deputetëve në kuvendin e Kosovës. Kemi vendosur reformën në drejtësi prioriet të qeverisë.

Puna e nisur nuk mund të përfundoj pa Vettingun dhe sigurimin që instucionet e parandalojnë krimin, burgjet i rehabilitojnë të denuarit kruse qytetarët e kthejnë besimin mbi ligjin e institucionet, për këtë mbesim të përkushtuar”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme