Kurti dhe Sveçla mbajnë sot konferencë për media
Dy kandidatët e Vetëvendosjes njëherit edhe ushtrues të detyrave qeveritare, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media.
Arsyeja e këtij adresimi për shtyp nuk është bërë e ditur.
Njoftimi i ZKM-së:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 28.5.2026 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 12:00