Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media sot në orën 11:00
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, do të dalin sot para mediave në një konferencë të planifikuar për ora 11:00.
Përveç njoftimit për mbajtjen e konferencës, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje lidhur me temën që do të diskutohet.