Kurti dhe Bogujevci vizitojnë ish-deputeten e VV-së, Vasfije Krasniqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi.
Kurti në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Një familjarë i Krasniqit, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për këtë takim.
“Sot në familjen tonë kanë qëndruar për vizitë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci. Në emër të familjes ju falënderojë për konsideratën, kujdesin dhe afërsinë e treguar ndaj Buqes! Sigurisht se, Buqja do të kthehet edhe më e fortë dhe më fuqishëm në aktivizimin e saj publik për Kosovën dhe kauzën tonë të përbashkët”, ka shkruar njëri nga familjarët e Krasniqit.
