Kurti: Dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, ka kujtuar dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës. Kreu i qeverisë ka thënë se ata “janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza.”
Ai më tej ka shtuar se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta.”