Kurti del nga takimi dy orësh me Presidenten Osmani: I përmendëm të gjitha elementet përbërëse - NACIONALE

Kurti del nga takimi dy orësh me Presidenten Osmani: I përmendëm të gjitha elementet përbërëse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dalur nga takimi me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Kurti si rrallëherë është ndalur para gazetarëve pas takimit, duke thënë se kanë përmbendur të gjitha elementet përbërëse me Presidenten.

“E diskutuam idenë e kompromisit, që ta realizojmë këtë gjë, që pastaj të dalim te formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet Kuvendit, diskutuam gjërë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse. Zonja Presidente do të ketë takime edhe me liderët e tjerë të partive politike dhe të shohim se a kemi bërë përparim apo jo. Unë besoj se duhet t’ia japim shansin takimeve të reja, takimeve të tjera që ta shohim nëse e kemi bërë progresin për të cilin jemi të interesuar të gjithë.” – tha Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme