Kurti bëri homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26 Korrikut, Ditës Memoriale për Policët e Rënë në Detyrë, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Pas nderimeve te varri i Heroit në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, kryeministri Kurti vizitoi edhe familjen Bunjaku.
Rreshteri Bunjaku u vra nga sulmi terrorist i bandave paramilitare serbe, më 24 shtator të vitit 2023.