Kurti: Angazhohemi çdo ditë për heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës - NACIONALE

Kurti: Angazhohemi çdo ditë për heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës po angazhohet për çdo ditë për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2024, ai ka thënë se këto masa janë të padrejta.

Në adresimin e tij të parë për këtë vit, Kurti është shprehur i gëzuar edhe për liberalizimin e vizave.

Një vit i ri por me shumë punë përpara. Përderisa angazhohemi përditë që masave të padrejta të BE-së të iu vije fundi, jemi të lumtur që këtë fillim vit i erdhi fundi masës më të padrejtë, regjimin e vizave. Kemi qenë shteti i fundit dhe i vetëm në Ballkan që nuk ka mundur të lëviz lirshëm. Regjimi i vizave i përshkoi të gjitha qeveritë pararendëse. Fitoret dhe sukseset e këtij muaji së pari janë të shtetit të Kosovës, nga të cilat përfitojnë qytetarët e vendit tonë. Andaj, le të ecim përpara me disponimin e muajit janar, me angazhimin e këtyre 3 viteve të qeverisjes tonë të mirë e demokratike”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme