Kurti alarmon: Kërcënimet e terrorizmit e agresioni në rajon janë në rritje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës.
Në këtë organizim, Kurti foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Irlandës.
Kurti theksoi se kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje.
“Në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”, ka vlerësuar Kurti.