Kurti: Agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike - NACIONALE

Kurti: Agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar sot dëshmorët e familjës Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, ku ka shkuar për të bërë homazhe në 24 vjetorin e tyre.

Ai ka shkruar se para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në luftën çlirimtare ranë katër dëshmorë të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit. I përkujtuam me nderim e krenari në 24 vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla.

Para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë. Agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike.

Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!

Lajme të ngjashme