Kurti: Abdixhiku refuzoi të hyjë në qeveri me mua, ia dhash postin e zëvendësit tim dhe 3 ministri
Deklarimi i Kurtit (në kohë reale, duke ndodhur):
Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun, të cilin e falënderoj. Mirëpo, më duhet të konstatoj se bisedimet i shin të pasuksesshme, për shkak se asnjhëra nga ofertat nuk u pranua nga ai. Filimisht ne ofruam që LDK të jetë në bashkëqeverisje me ne, ta ketë zv/kryeministër, MPJ dhe tri ministri të tjera. kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë kapitull të ri të bashkëpunimi.
Ia ofrova edhe Kryetarin ndhe Nënkryetarin e Kuvendit. Por, përvçe kësaj edhe LDK do ta kryesonte legjislativin, ndërkohë që për Glaukun nuk kërjuan votë për, por vetëm votim "për, kundlr, ose abstenim".
As kjo nuk u pranua, ishte një mundësi.
Dhe tash nuk kemi se çfarë ofertash tjera të bëjm, as u kërkua diçka tjetër prje nesh. Ju e dëgjuat deklarimin e Konjufcës, i cili ka thënë se unë tërhiqem nëse ka kanidat konsensual, ne nuk e kemi pasur me patjetër atë.
VV me mazhorancë me 66 deputet jemi të vetmit që kemi sjellë emra, e kemi pasur emrin e Andin Hotit. Në takimet që kam pasur edhe me Hamzën dhe Abdixhikun vetëm unë kam folur me emra të përvetshëm, ata nuk po flasin me emra të përvetshëm.
Nëse nuk ndpodh diçka ditëve të mbetura, më mbetet të konstatoj që ka më shumë interesim për zgjedhje të reja se sa që prezantohen në publik.
VV-së i intereson të ketë mbarëvajtje të punëv,e ju e dini që ngelem kryeministër në detyrë, por vendi mebtet pa parlament.
Lajmi në përditësim....