Kurban Bajrami, Tërnava: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë - NACIONALE

Kurban Bajrami, Tërnava: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit, ka thënë se është detyrë e jona që ta duam dhe ta ruajmë vendin tonë.

Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret.” – ka thënë ai.

Më tej, Tërnava ka thënë se bashkërisht mund të bëhet rritja ekonomike e vendi e standardeve në mënyrë që të mund të ndalet migrimi.

Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Në anën tjetër shohim që nataliteti ka rënë, se Kosova dhe vendet e tjera shqiptare po zbrazën në përmasa të madhe, qiftet e reja nuk bëjnë më shumë se një apo dy fëmijë. Ftojë çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit. Të mos bëhemi shkaktar për mbylljen e foshnjoreve, çerdheve, shkollave e xhamive, ngase do të na gjykoj e ardhmja e vendeve tona.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme