"Kur ushtria të kthehet në Kosovë": Sërish grafite nacionaliste në Zveçan
Në medie është raportuar se në Komunën e Zveçanit janë shfaqur disa grafite nacionaliste serbe.
Më saktë, në këto grafite është shkruar thënia tashmë e njohur “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Ndërsa në grafite është shkruar edhe data 24 shtator, që shënon datën e sulmit të grupit të armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në një përgjigje për Tëvë 1, zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani ka deklaruar se është duke u hetuar ky rast.