Kur Dimal Basha i shitej si i mençur Ramush Haradinajt - NACIONALE

Kur Dimal Basha i shitej si i mençur Ramush Haradinajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LV-së, Dimal Basha, i cili rezultatin e notave në shkollë të mesme e kishte të dobët, në Kuvendin e Kosovës jo rrallë shitej si i mençur.

Në një debat me Ramush Haradinajn, ai kishte thënë se lideri i AAK-së nuk kupton në ekonomi.

Për fund z. Haradinaj, nuk besoj që ti merr vesh as në gazë e as në ekonomi. Atëherë pse pe merr guximin këtu me dalë me ba pyetje, se nuk po i kupton as përgjigjet. Për dijen tjetër unë po ua lë qytetarëve, veç deri këtu unë di me iu kallxu që gjithçka është manipulim dhe nuk ka asgjë të bëj me Amerikën”, kishte thënë Basha.

Reagimi i Haradinajt ishte me ironi se VV-ja e paska edhe një njeri të mençur.

Nuk e kom ditë që keni kaq shumë qesi te moçëm në VV, ua zbulova edhe një. Pos atij mis gjyshja, e akademik Hahtirit e paskeni edhe një, ky koka mos vet”, kishte thënë Haradinaj.

Ndërsa, Basha kishte thënë se e ka kryer fakultetin para se të hy në politikë.

Me pas dal dikush tjetër, amo ti po del po me vlerëson për të mençur. Në krahasim me ty, unë një herë e kom kry fakultetin tani kam hy në politikë. Ti ke hy në politikë tani ke marrë vesh që duhet me e kry shkollën”, kishte thënë Basha.

Lajme të ngjashme