“Kur bëhet mirë” – Të rinjtë me aksion simbolik në Prishtinë - NACIONALE

“Kur bëhet mirë” – Të rinjtë me aksion simbolik në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksion simbolik është zhvilluar në Prishtinë, me rastin e Ditës së Rinisë.

Parulla e këtij aktiviteti ishte “Kur bëhet mirë”, në shenjë revolte për gjendjen në Kosovë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe problemet e tjera.

Rina Kadiri, menaxhere e programeve në organizatën “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, ka treguar se secila valixhe tregon një histori të të rinjve kosovarë që kanë lënë Kosovën.

“Këtë vit jemi fokusuar në dukurinë e migrimit, duke e pasur parasysh që shumë të rinj janë duke e lënë Kosovën, kjo për arsye të ndryshme, kryesisht për shkak se shteti i Kosovës nuk ju ofron mundësi që duhen për të rinj edhe mbi të gjitha të drejtat e njeriut nuk respektohen për shkak se kemi shumë raste që edhe vazhdimisht na protestojmë kundër tyre. Sot i kemi ftuar edhe të rinjtë që të bëhen pjesë e aksionit edhe jemi duke bisedu bashkë me qytetarët dhe arsyen që jemi mbledhur këtu. Secila valixhe e ka një histori mbrapa, kemi vendosur mantela të bardhë që tregon për mjekët që janë duke e lënë Kosovën, për shkak se nuk i kanë mundësitë e duhura për punësim. Kemi vendosur flamuj të komunitetit LGBT, që tregon për komunitetin të cilëve nuk ju respektohen të drejtat bazike. Po ashtu kemi vendosur edhe helmeta të punëtorëve që tregon njëjtë që edhe punëtorët janë duke e lënë Kosovën”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme