Kundërshtoi 100 eurot për mësuesit, Dimal Basha ka veç stoli ari sa krejt rroga vjetore e mësuesve - NACIONALE

Kundërshtoi 100 eurot për mësuesit, Dimal Basha ka veç stoli ari sa krejt rroga vjetore e mësuesve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dimal Basha, deputet i VV-së, është i njohur për publikun për deklaratat e çuditshme, e shpesh qesharake që bën. E së fundmi, në biografinë e tij, ka hyrë edhe lajmi për 1-shin në biologji gjatë shkollës së mesme, të cilin e publikoi Nacionale.

Ndërsa, sot Basha u përplas me z.Rrahman Jasharajn, e SBAShK-ut. Këtij të fundit, z.Basha ia përmendi kërkesën për 100 euro shtesë.

“Je i pasinqertë në kërkesat e tua, i ke marrë fëmijët peng në këtë Republikë”, ka thënë Basha.

Deputeti qesharak nga Ferizaj, e ka të lehtë të flasë me denigrim për 100 eurot shtesë të kërkuara nga SBAShK-u për mësimdhënësit.

Sepse, z.Basha ka pagë të majme. Deputet që dikur e kishte 1-sh në biologji, mori afërsisht 20 mijë euro pagë nga Kuvendi.

19,989.63 euro është shuma që z.Basha mori nga Kuvendi për paga dhe meditje.

Po ashtu z.Basha ka një pasuri të majme, ndonëse shumica e pronave të deklaruara janë në emër të prindërve të tij.

Saktësisht 3 apartamente, dhe 2 troje janë në pronësi të familjes Basha.

Një veturë Peugeot e vitit 2019, që kushtoi 7000 euro, është në pronësi të bashkëshortes së Bashës, ndërsa si pronë të përbashkët e kanë një veturë tjetër Peugeot 308.

Basha ka në pronë stoli ari në vlerë prej 5000 euro, që është gati sa krejt rroga vjetore e një mësimdhënësi.

Lajme të ngjashme