Kundërshtohen ndryshimet në Kodin Penal për dhunuesit, po konsiderohen antikushtetuese - NACIONALE

Kundërshtohen ndryshimet në Kodin Penal për dhunuesit, po konsiderohen antikushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë, ka propozuar dënime plotësuese për personat të cilët kryejnë veprat penale të dhunës në familje, ngacmimit seksual si dhe dhunimit.

Këto propozime u miratuan nga Qeveria e Kosovës, mirëpo po kundërshtohen nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj si dhe KMDLNj-ja.

Sipas Selmanajt, Qeveria e Kosovës me apo pa vetëdije po kriminalizon të drejtat civile të qytetarëve. Pasi që, këto propozime si të tilla do të rrezohen nga Gjykata Kushtetuese.

“Atë çka ne kemi një iniciativë të Qeverisë sikur kemi përpjekjet me vetëdije apo pa vetëdije që të kriminalizojmë edhe të drejtat civile të njerëzve për shkak të veprimeve që ata eventualisht mund të bëjnë... Nëse vazhdohet me këtë qasje këto ndryshime do të rrëzohen të tërat nga Gjykata Kushtetuese sepse cenojnë liritë themelore të të drejtave të njeriut…Kemi rezerva bindja ime është se me këto ndryshime cenohen liritë apo të drejtat civile të njerëzve”, theksoi Selmanaj.

Kundër këtyre ndryshimeve janë shprehur edhe nga KMDLNj-ja, pasi që sipas tyre këto ndryshime bien ndesh më të drejtat e njeriut si dhe Kushtetutën e Kosovës.

E kundër këtyre ndryshimeve në Kodin Penal janë shprehur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kryetari iKMDLNj-së, Behxhet Shala thotë se këto propozime janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Këto propozime janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë dyshim në kundërshtim edhe me Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për faktin se parashihen dënime mbi dënime, ndërkaq edhe personat e privuar nga liria i gëzojnë disa të drejta aq më parë se me këto ndryshime thjesht po paragjykohet fajësia e dikujt...”, tha Shala.

Shala beson se kjo platformë e re ligjore nuk do të marr përkrahjen nga deputetët kur të vie koha që të votohet në Kuvend.

“Nuk e besoj që ndonjë deputet i cili ka njohuri elementare për ligjet, që mund të votoj për këto amandamente, aq më pak që kjo po të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, pa asnjë dyshim do të rrëzohej. Ne si KMDLNj jemi gjithmonë në anën e viktimave, kërkojmë që të forcohen mekanizmat ekzistues”, tha ai./kp

Lajme të ngjashme