"Kumandantat", Ramabaja i përgjigjet AAK-së: I gatshëm ta këshilloj si duhet Ramush Haradinajn - NACIONALE

"Kumandantat", Ramabaja i përgjigjet AAK-së: I gatshëm ta këshilloj si duhet Ramush Haradinajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, i cili ka theksuar se krijimi i Asociacionit është e vetmja rrugë për të arritur te marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas kësaj ka reaguar drejtori për informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, i cili ka thënë se çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së luftëtarëve dhe dëshmorëve në shoqërinë sonë.

E këto fjalë e kanë nervozuar z. Ramabajën, i cili e kritikuar Haradinajn.

Madje ai ka shkruar se z. Haradinaj është devalvuar dhe deklarohet në këtë mënyrë pa “çarë kokën për historinë personale”.

E, aktivisti i pushtetit nuk është dorëzuar, duke iu kundërpërgjigjur reagimi të AKK-së. Në reagimin e tij në formë opinioni, Ramabaja e quajti reagimin e AAK-së shpërfaqje të moralit publik të dëmtuar keq në këto njëzetë vitet pas luftës së UÇK.

“Reagimi i AAK, respektivisht zyrtarit të saj Lulëzim Blaka, flet më shumë për moralin publik të dëmtuar keq në këto njëzetë vitet pas luftës së UÇK-së së vegjëlisë edhe nga AAK-ja. Në reagimin e tij z Lulëzim Blakaj nuk mirret askund me tekstin tim, e aq më pak me pjesën e potencuar nga unë të intervistës së liderit të tij.” – ka shkruar mes tjerash Ramabaja.

Tutje, ai tha se është i gatshëm që kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, t’i ofrojë tutje këshilla, siç ka thënë ai “të duhura” për të cilit ai thotë se ka respekt si për çdo ushtarë tjetër të UÇK-së.

“Unë mbetem gjithmonë i hapur dhe i gatshëm t’i ofrojë tutje këshilla të duhura z Haradinaj, për të cilin ruaj tutje respekt si për çdo ushtarë të devotshëm të UÇK-së ës vegjëlisë, por edhe kryesisës së AAK-së, meqë e konsideroj atë ende forcë politike që mund t’i shërbejë Republikës.” – ka shkruar Ramabaja.

Lajme të ngjashme