Kulla thotë se e ka dëgjuar Daçiqin teksa e këndonte “Mora mandolinën”: Është prizrenali - NACIONALE

Kulla thotë se e ka dëgjuar Daçiqin teksa e këndonte “Mora mandolinën”: Është prizrenali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ilir Kulla, analist në një emision në Tëvë 1, ka komentuar një ngjarje që ngjau gjatë vizitës së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, në Serbi.

Më saktë, Kulla ka folur për këndimin e Ivica Daçiqit, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Madje, Kulla ka bërë edhe një pretendim interesant. Kulla tha se e ka dëgjuar Daçiqin teksa e këndonte këngën “Mora mandolinën”, një këngë e njohur shqiptare.

“Çfarë këndoi? Mora mandulinën? Se e këndon bukur mora mandulinën. E kam dëgjuar, e kam dëgjuar live se si këndon mora mandulinën. Prizrenali është ai” – tha Kulla, duke përmendur prejardhjen gjeografike të Daçiqit.

Lajme të ngjashme