Kuka vazhdon rrugëtimin e saj në Abu Dhabi, e mposht garuesen britanike në raundin e dytë
Loriana Kuka ka arritur ta fitojë edhe ndeshjen e dytë në grandslamin që po mbahet në Abu Dhabi, kësaj radhe ndaj xhudistes britanike, Emma Reid në kategorinë deri në 78 kilogram.
Fitorja erdhi me një Wazari dhe u konfirmua si fituesi vetëm pas përfundimit të kohës së rregullt.
Me këtë fitore, Kuka, kalon në çerekfinale dhe mbetën ende shpresat gjallë për një medalje tjetër për Kosovën.