Kujtim Munishi: E papranueshme ndërhyrja në institucionet e drejtësisë
Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Kujtim Munishi, ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me rastin e 11-vjeçares.
Ai ka thënë se ndërhyrja në institucionet e drejtësisë në këtë rast, ka qenë e papranueshme.
“Është e padrejtë, ka qenë shumë joprofesionale, joligjore të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresat e lëndës. Kjo ndodhë kur mediat japin informacione të pavërteta për prokurorinë” ,ka thënë Munishi.
“Kemi departamentin për të mitur. Secili rast me të mitur ka prioritet, ne i marrim të gjitha rastet. Sa i përket rastit 11-vjecares ka qenë e papranueshme dhe jo etike që të jepet një gjykim pa e pyetur prokurorinë. Ne i kemi marr të gjitha masat dhe të gjitha veprimet”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, organizatat joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e Kujtim Munishit. Kjo pasi e shohin përgjegjës për mosveprimin e Prokurorisë në kohë të duhur.