"Kujta, Kujta": Si shpërtheu transfobia ndaj Edonës nga shikuesit gjatë finales së BBVK?
Dje është mbajtur finalja e edicionit të dytë të spektaklit “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues doli Lumbardh Salihu, i cili e mori çekun me 144 mijë euro.
Përtej kësaj, gjatë finales u vërejt edhe një moment aspak i hijshëm. Edona James, konkurrentja transgjinore në BBVK, u bullizua nga disa shikues.
Gjatë kohës sa parakalonte rreth shikuesve, disa persona filluan të brohorisnin “Kujta, Kujta”, duke aluduar në emrin e parë të Edonës, që ishte Kujtim. Në këtë formë Edona u përball me një transfobi, pra paragjykim dhe mospëlqim urrejtës ndaj transgjinorëve.
Videon e përfolur mund ta shikoni këtu.