Kuçi: Abdixhiku nuk ka qenë kurrë kundër pushtetit autoritar të Kurtit - NACIONALE

Kuçi: Abdixhiku nuk ka qenë kurrë kundër pushtetit autoritar të Kurtit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidatja për deputete e PSD-së, Natyra Kuçi, e ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së ndaj pushtetit të VV-së.

Ajo ka bërë me dije se Lumir Abdixhiku kurrë nuk ka qenë serioz në politikë.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se ai nuk ka qenë kurrë kundër pushtetit autoritar të Kurtit.

“Lumiri nuk ka qenë kurrë serioz në politikë. Dallimi i vetëm është që tash të gjithë e kuptuan këtë. Po ashtu, nuk ka qenë kurrë kundër pushtetit autoritar të Kurtit, por për pushtet për veten. Edhe këtu, dallimi i vetëm është që tani e kuptuan të gjithë. Sulmet ndaj PSD-së mbrëmë i ka sepse kemi qenë të vetmit që i kemi treguar popullit për të, që është për pushtet për veten dhe me Albinin”, ka shkrua ajo.

Lajme të ngjashme