Ku u zhduk Dimal Basha pasi i doli 1-shi? Asnjë fjalë tash e një javë
Prej ditës kur iu bë publike një dëftesë shkollore në të cilën tregohej suksesi i dobët, Dimal Basha, nuk po bëzan.
Basha njihet si një prej deputetëve më të zëshëm të Vetëvendosjes, nëse jo më i zëshmi. Ai mori pjesë më 12 shtator, e hënë, në një emision televiziv në Kanal 10 të quajtur Prime Time për të folur mbi suksesin e dobët shkollor.
Ai u shpreh se shkolla e mesme nuk kishte pasur shumë rëndësi, derisa zbuloi edhe një fakt shqetësues se atij “ia kishte kryer kujdestari i klasës riprovimin”.
Por, prej asaj të hëne janë bërë më shumë se një javë dhe Basha nuk ka folur në asnjë medium e nuk ka shkruar asnjë status.
Kryetari i Grupit të Miqësisë me Amerikën në Kuvendin e Kosovës kishte qenë mjaft i zëshëm edhe në kundërshtim të Grevës së Përgjithshme të mësimdhënësve, duke e cilësuar Rrahman Jasharajn si “analfabet”. Ai nuk kishte publikuar asnjë dëftesë shkollore të Jasharajt për të mbështetur pretendimet e tij.
