“Ku keni pa kështu”: Çka i tha Martin Berishaj Ermal Pandurit, pasi ky e telefonoi "live"?
Presidentja Vjosa Osmani, u pyet për ambasadorin Martin Berishaj gjatë intervistës së saj në Kallxo dhe deklaroi si më poshtë:
“Dua që institucionet e drejtësisë ta japin fjalën e vet dhe derisa të kryehn procedura të tilla, më e mira do të ishte të largoheshin nga kjo pozitë. Mendoj që është për të mirën e tij, që me u pastru një gjë e tillë. Nuk mundet Presidentja me e shkarku krye në vete sepse është procedurë.Unë, në disa raste kam kërku që nëse kjo nuk sqarohet, do të ishte mirë që ai me u tërheq vetë. MPJ ka thënë se të gjitha dëshmitë janë dërgu që nuk ka asgjë. Nuk kam pas komunikim me të”, tha Osmani.
Për këtë çështje, u diskutua mbrëmë në emisionin e debatit të televizionit Dukagjini.
Autori i emisionit, Ermal Panduri, telefonoi ambasadorin Berishaj për ta pyetur lidhur me këtë deklaratë të presidentes, por ambasadori ia mbyll telefonin kur Ermali i thotë se është drejtpërdrejtë.
Panduri: Alo, z. Berishaj, jam Ermal Panduri, po iu telefon drejtpërdrejt nga Debat Plus.
Berishaj: Drejtpërdrejtë? Ku keni pa ashtu drejtpërdrejtë?
Panduri pasi Berishaj ia mbyll telefonin: Ku keni pa - tha, në Debat Plus kena pa.