“Kthimi te rrënjët”: Selimi komenton koalicionin e Vuçiqit me Sheshelin për zgjedhjet lokale - NACIONALE

“Kthimi te rrënjët”: Selimi komenton koalicionin e Vuçiqit me Sheshelin për zgjedhjet lokale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka komentuar koalicionin në mes partisë së Aleksandar Vuçiqit (SNS) dhe partisë së Vojislav Sheshelit (SRS), i dënuar për krime lufte.

Sipas Selimit, ky koalicion është kthim te rrënjët për presidentin serb Vuçiq.

“Kthimi te rrënjët! Foto e viteve 1990 kur roli i Vuçiqit ishte të servirte birra dhe helm retorik në Partinë Radikale të kriminelit të dënuar të luftës Sheshel. Vuçiq bëri sikur kishte ndryshuar, kështu u bë president serb. Dje ka shpallur koalicion me Sheshelin për zgjedhjet lokale.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme