Kthehet Prindoni, i thur lavde gruas së tij: "Fenomeni Vjosë" - NACIONALE

Kthehet Prindoni, i thur lavde gruas së tij: "Fenomeni Vjosë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, po vazhdon përkrahjen ndaj gruas së tij.

Kësaj radhe, Sadriu e ka quajtur presidenten “fenomeni Vjosë”, duke ia bashkëngjitur disa fotografi nga takimet e saj në Samitin e Frankofonisë.

Fenomeni Vjosë! Dhjetëra takime brenda 24 orëve në Samitin e Frankofonisë.”, ka shkruar Sadriu.

Sadriu është shumë aktiv në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, ku aty merret me shpërndarje të aktiviteteve të ndryshme të presidentes Osmani.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Frankofonisë i mbajtur në Tunizi.

Lajme të ngjashme