Kryeziu: VV-ja duhet të lejojë konstituimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar partinë në pushtet për refuzim të konstituimit të komisionit hetimor për rezervat shtetërore.
Ai ka thënë se VV-ja duhet të tregon vullnet politik për qeverisje me integritet, duke mundësuar konstituimin e këtij komisioni.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se vetëm me formimin e këtij komisioni mund të hiqen dilemat për korrupsion.
“LVV-ja duhet të tregojë vullnet politik për të qeverisur me integritet dhe pa korrupsion duke mos e penguar konstituimin e këtij komisioni. Vetëm duke mundësuar që ky komision të bëjë punën e vet, do të hiqen të gjitha dyshimet për afera korruptive të nivelit të lartë dhe do të rritet besimi i publikut në qeverisje”, ka shkruar Kryeziu.