Kryeziu: Vështirë të ndërtojmë shtet funksional nëse qytetarët e shohin liderin si idhull
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar situatën politike.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë zhbllokim nëse qytetarët e shohin liderin si idhull.
Postimi:
Lëvizjet politike për zhbllokimin e ngërçit aktual nuk mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, partinë si religjion dhe veten si besimtar. Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale. Përderisa qytetari nuk angazhohet dhe nuk e sheh politikën si mjet për t’i shërbyer atij vetë, por si instrument për t’u nënshtruar liderëve partiakë, vështirë të ndërtojmë një shtet funksional. #ShtetiNePauze