Kryeziu: Të mërkurën Kurti do të deklarohet për takimin me Vuçiqin
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti me 24 gusht do të deklarohet për takimin që pati javën e kaluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se Kurti deklarohet për takimin me Vuçiqin në fjalën hyrëse të mbledhjes së Qevërisë.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.
Përndryshe Kurti po kritikohet për jotransaprencë sa i përket dialogut dhe bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Deri më tani Kurti nuk ka thënë asnjë fjalë për takimin me Vuçiqin.