Kryeziu: Qeveria nuk mund t’i kushtëzojë grevistët - NACIONALE

Kryeziu: Qeveria nuk mund t’i kushtëzojë grevistët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i kushtëzojë grevistët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kushtëzimi me ndalje pagash është cenim i të drejtave themelore të njeriut.

Nuk mundet qeveria të kushtëzojë grevistët, qoftë me ndalesë pagash ose instrumente tjera të cilat i posedon, sepse kjo do të cenonte të drejtat themelore dhe liritë e njeriut për tu organizuar dhe për tu angazhuar në veprimet demokratike, siç janë grevat. Të drejtat që përkojnë në të drejtat e lëvizjes së lirë, grumbullimit dhe organizimit sindikal, nuk mund të kufizohen me asnjë vendim politik të qeverisë, përveç me ligj të veçantë. Por dhe atëherë, ligji duhet të sigurojë se këto kufizime janë në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nuk mohojnë kurrsesi esencën e së drejtës të garantuar”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme