Kryeziu: Plani franko-gjerman i dëmshëm për Kosovën - NACIONALE

Kryeziu: Plani franko-gjerman i dëmshëm për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri për Integrime Evropiane në Qeverinë Kurti I, Taulant Kryeziu, e ka vlerësuar si dëmshëm për Kosovën planin franko-gjerman, i cili tashmë po njihet si plan i BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se çdo marrëveshje që brenda ka Asociacionin dhe nuk e ka njohjen de jure, është e dëmshme për Kosovën.

Çdo dakordim për marrëveshje qe ka asociacionin brenda dhe nuk i jep Kosovës njohje de jure, njohje formale, njohje të përhershme, sipas Nenit 1 (paragrafi 2) dhe Nenit 2 (paragrafi 1) të Kartës së OKB-së është e dëmshme”, ka shkruar Kryeziu.

Ndonëse ky plan brenda ka Asociacioni dhe nuk e ka njohjen, kryeministri Albin Kurti e ka pranuar.

Ai ka thënë se ky është një bazë e mirë për t`i vazhduar bisedimet në Bruksel.

Lajme të ngjashme