Kryeziu: Kuvendi duhet t`i ndalojë institucionet të bisedojnë për Asociacion - NACIONALE

Kryeziu: Kuvendi duhet t`i ndalojë institucionet të bisedojnë për Asociacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Taulant Kryeziu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të vendos një kufizim për institucionet kushtetuese që bisedojnë me Serbinë.

Ai ka thënë se Kuvendi me 80 vota duhet të vendos që asnjë institucion nuk ka të drejt të negociojë Asociacion territorial, i cili shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Për të evituar çdo mundësi që asociacioni i kërkuar nga Serbia, pra ai sipas marrëveshjes së parimeve të përgjithshme të vitit 2015, e cila cenon rëndë parimet e sistemit tonë kushtetues, të jetë objekt i diskutimi, Kuvendi duhet të votoj me 80 vota kufizimin e mandatit negociuese me një pikë të veçantë, duke vendosur rezerve kushtetues si vijon: ‘Asnjë institucion qendror kushtetues nuk ka të drejtë të negocioj një asociacion që është territorial, apo që shkel rendin kushtetues, karakterin unitar si dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese’”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme