Kryeziu: Kurti duhet të bëjë publik draft statutin - NACIONALE

Kryeziu: Kurti duhet të bëjë publik draft statutin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka kërkuar që kryeministri i Kosovës të bëjë publik draft-statutin e Asociacionit.

Kryeziu ka thënë se Asociacioni do të ndikojë në jetën e qytetarëve si dhe në rendin kushtetues e juridik të Kosovës.

Tutje, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesën e transparencës dhe për vendimet e tij larg publikut.

Sjellja dhe vendimet e kryeministrit të Kosovës, larg publikut, pa transparencë dhe përgjegjësi, janë normë e qeverive të mbyllura, pa llogaridhënie dhe tendencë e koncentrimit të pushtetit. Këto praktika rrisin mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve, vlerave të përfaqësimit dhe minojnë e degradojnë përkushtimin për një shoqëri me demokraci të qëndrueshme.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, do ketë ndikim direkt në jetën e qytetarëve, në rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

Sjellja dhe vendimet e kryeministrit të Kosovës, larg publikut, pa transparencë dhe përgjegjësi, janë normë e qeverive të mbyllura, pa llogaridhënie dhe tendencë e koncentrimit të pushtetit. Këto praktika rrisin mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve, vlerave të përfaqësimit dhe minojnë e degradojnë përkushtimin për një shoqëri me demokraci të qëndrueshme. Kryeministri Kurti ka mandatin dhe legjitimitetin qytetar dhe kushtetues për të marrë vendime, por jo për të degraduar vlerat e përfaqësimit dhe demokracisë.

Vendimet, duhet ti marrë pasi ti shterrojë diskutimet me të gjitha palët, përfshirë qytetarët. Ai duhet të bëjë publik draft statutin.

Lajme të ngjashme