Kryeziu ironizon me asistentët e deputetëve: A kanë të drejtë t'i zëvendësojnë deputetët?
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar Rregullorja e re për shtesa tw Kuvendit të Kosovës, e cila parasheh angazhimin e 120 asistentëve për deputetët.
Ai ka bërë me dije se kjo do t`i kushtojë Kuvendit Kosovës me mbi 1 milion euro.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke pyetur nëse këta asistent kanë të drejtë t'i zëvendësojnë deputetët në seanca plenare, në mënyrë që mos dështojnë seancat.
“Këta 120 asistentët e deputetëve që do ti kushtojnë buxhetit të shtetit mbi një milion euro në vit!? S'paku a kanë të drejtë t'i zëvendësojnë deputetët në seanca plenare, që mos të na dështojnë seancat!?”, ka shkruar Kryeziu.