Kryeziu dënon “popullizmin nacionalist kur u konvenon” të VV-së për pranimin e Srpska-s tash “në pako” - NACIONALE

Kryeziu dënon “popullizmin nacionalist kur u konvenon” të VV-së për pranimin e Srpska-s tash “në pako”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ismet Kryeziu i KDI-së e ka dënuar “popullizmin nacionalist” të Vetëvendosjes të përdorshëm për efekte elektorale, kjo referuar bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje për çështje të Nënkryetarit serb të Kuvendit.

Tash kur VV e pranoi se bën në pako që atë post ta propozojë Lista Serbe dhe të votohet “në pako”, Kryeziu tha se kjo “nuk është politikë” por “demagogji”.

Postimi i Kryeziut:

VV për muaj të tërë e bllokoi dhe vonoi certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e Kuvendit, duke sulmuar, etiketuar dhe linçuar publikisht këdo që kundërshtonte narrativën e tyre populiste dhe demagogjike kundër Listës Serbe, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

Këtë e bëri për interesa politike të momentit, ndërsa sot, pa asnjë kusht, ka pranuar të votojë kandidatin/en e Liastës Serbe në paketë me kandidatët e partive të tjera – pikërisht ashtu siç ka funksionuar kjo praktikë në bazë të rendit kushtetues dhe vlerave demokratike që i kundërshtoi dhe i mohoi.

Kjo nuk është politikë, por populizëm në emër të nacionalizmit kur i konvenon, dhe kompromis “parimor” kur i duhet pushteti. Demagogjia politike nuk është patriotizëm, është dëm i drejtpërdrejtë për shtetin dhe për patriotizmin kushtetues, si vlera më e lartë politike dhe qytetare.

Lajme të ngjashme