Kryetarja e Kuvendit në Slloveni: Dialogu është e vetmja rrugë përpara
Kryetarja e Kuvendit në Slloveni, Urška Klakočar Zupančič, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara.
Këto deklarata, ajo i ka bërë pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Ne kemi pasur një takim të këndshëm në një atmosferë miqësor dhe raporte ndër dy vendet janë miqësore pa ndonjë pyetje të hapur politike. Ne dëshirojmë që të zhvillohet ky bashkëpunim në të gjitha fushat. Bashkëpunimi jonë është i kënaqshëm në aspektet të ekonomisë. Kuvendi është i gatshëm që t’i ndaj praktikat e mira sa i përket eksperiencës që Sllovenia e ka me BE-në dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Kosova dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së dhe Sllovenia mund ta ndihmojë Kosovën këtu shumë. Ne mbështesim perspektivën integruese të Kosovës dhe anëtarësimin në KiE. Në përmbushjen e marrëveshjes si pjesë e dialogut është kyçe për këtë sukses. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. Sllovenia mbetet e përkushtuar për stabilitetin e Kosovës dhe ne do të jemi prezent këtu si pjesë e KFOR-it”, ka thënë ajo. /EO