Kryetari i Zubin Potokut kërcënohet nga një person në rrjete sociale - NACIONALE

Kryetari i Zubin Potokut kërcënohet nga një person në rrjete sociale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, sot ka njoftuar se është kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale për herë të katërt.

Zeqiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se nga ky person është kërcënuar për herë të katërt.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (Kukavic) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe m’i ofendon heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme