Ish-Kryetari i Vushtrrisë në përkrahje të Abdixhikut për kryetar partie - NACIONALE

Ish-Kryetari i Vushtrrisë në përkrahje të Abdixhikut për kryetar partie

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka dal në mbështetje kreut të tanishëm të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për edhe një mandat tjetër në krye të kësaj partie.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nesër në Kuvendin e X zgjedhor të LDK-së do ta zgjedhin Abdixhikun kryetar të partisë dhe kryeministër të ardhshëm.

Postimi i plotë:

Nesër në Kuvendin e X zgjedhor të LDK-së zgjedhim Dr. Lumir Abdixhiku Kryetar të LDK dhe Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ai ka treguar lidership, vizion dhe guxim për të nisur të gjithë ne bashkë Rrugën e Re për Kosovën.

Në Konventën programore nis programi që secili qytetar i Kosovës tashmë e sheh si ideja e duhur për Kosovën: Rruga e Re, e projekteve të mdha zhvillimore, e drejtësisë për të gjithë, e bashkimit dhe mundësisë së barabrtë për secilin nga ne që Kosovën e ka atdheun e ëndrrave tona.

Lajme të ngjashme