Kryetari i Skenderajt shkon për ngushëllime te prindërit e Faton Hajrizit
Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka shkuar për ngushëllime në familjen e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra në Serbi nga policia.
Nura ka thënë se ka shkuar aty siç e do tradita “për t'ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi.”.
E plotë:
Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t'i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t'ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!